“Me të vërtetë të gjithë besimtarët janë vëllezër”, Fero takon Gold Ag

08:56 | 7 Shtator 2023
K.B

Ish rap-artisti i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur si Fero edhe pas largimit nga muzika vazhdon të jetë  në qendër të vëmendjes.

Largimi nga muzika dhe kthimi i tij në përkushtimin ndaj fesë Islame u përcoll me shumë reagime.

E ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte se nuk u bë asnjë koment nga Gold AG, i cili gjithashtu është një praktikues i madhe i fesë islame.

Por siç shihet në postimin e fundit të Feros, duket se edhe Gold Ag e ka mirëpritur këtë veprim të tij.

Kësaj radhe ai ka ndarë një fotografi në InstaStory, ku shfaqet përkrah Arian Agushit (emri i vërtetë) si dhe hoxhë Muhamed Dërmakut, shkruan Arbresh.info

“Me të vërtetë të gjithë besimtarët janë vëllezër”, ka shkruar ai.

Dy javë më parë Fero Në një shkrim të publikuar në Instagram, bëri me dije se dëshiron ta lë muzikën që t’i përkushtohet fesë islame dhe familjes.

Ai tutje ka bërë të ditur se falet pesë herë në ditë dhe se është penduar për çdo këngë që e ka realizuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme