Ish rap-artisti i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur si Fero edhe pas largimit nga muzika vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Largimi nga muzika dhe kthimi i tij në përkushtimin ndaj fesë Islame u përcoll me shumë reagime.
E ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte se nuk u bë asnjë koment nga Gold AG, i cili gjithashtu është një praktikues i madhe i fesë islame.
Por siç shihet në postimin e fundit të Feros, duket se edhe Gold Ag e ka mirëpritur këtë veprim të tij.
Kësaj radhe ai ka ndarë një fotografi në InstaStory, ku shfaqet përkrah Arian Agushit (emri i vërtetë) si dhe hoxhë Muhamed Dërmakut, shkruan Arbresh.info
“Me të vërtetë të gjithë besimtarët janë vëllezër”, ka shkruar ai.
Dy javë më parë Fero Në një shkrim të publikuar në Instagram, bëri me dije se dëshiron ta lë muzikën që t’i përkushtohet fesë islame dhe familjes.
Ai tutje ka bërë të ditur se falet pesë herë në ditë dhe se është penduar për çdo këngë që e ka realizuar./Arbresh.info/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren