Me simbolin e shqiponjës dhe duke vallëzuar, Melinda promovon këngën “Çifteli”

20:40 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

“Çifteli” e mban titullin kënga më e re e Melinda Ademit, të cilën e ka lansuar ditë më parë të realizuar me videoklip nën regjinë e Valon Azirit.

Dhe derisa po e shijon suksesin e projektit të ri, reperja vazhdon ta promovojë atë në rrjetet sociale, ndërsa gjatë të shtunës ka publikuar një video interesante.

Ajo shfaqet duke kënduar një fragment të këngës së re, taksa vallëzon me një flamur me shqiponjën dykrenore.

https://www.instagram.com/p/Bvo0Gj9hmA7/?utm_source=ig_embed

 

Theksojmë që elemente patriotike vërehen edhe në videon muzikore të këngës “Çifteli” që aktualisht numëron rreth 800 mijë shikime në YouTube.

Theksojmë se kënga e re është realizim i Panda Music, ndërsa Melinda është angazhuar vet për ta shkruar tekstin së bashku me Tonic dhe Denk.

 

 

 

Të ngjashme