Me rastin e ditëlindjes, Georgina e uron me fjalët më të bukura djalin e Ronaldos

14:31 | 17 Qershor 2020
A. B.

Familja e Cristiano Ronaldos sot ka arsye për të festuar.

Pasiqë djali i tij i madh Cristiano Ronaldo Jr. feston ditëlindjen e 10-të, shkruan portali arbresh.info

Pas urimit të Ronaldos së fundi ka ardhur edhe urimi më i bukur ndonjëherë nga Georgina Rodriguez.

Bukuroshja përmes një postimi në ‘Instagram’ ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar Cristiano Ronaldo Jr me rastin e ditëlindjes.

“Gëzuar ditëlindjen për vëllain e madh të shtëpisë ???? Çdo ditë zgjohem me dëshirën që ti të jesh shumë i lumtur dhe të marrësh dashuri përherë. Dita e sotme është një ditë shumë e veçantë për të gjithë ❤️ TË DUAM SHUMË, BABI DHE MAMI”- ka shkruar Georgina.

Kujtojmë se, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez rritin katër fëmijë bashkë, ndërsa vetëm vajza e vogël (e lindur në nëntor 2017), Alana Martina, është fëmija i tyre i përbashkët.

Tre fëmijët tjerë, Cristiano Jr (i lindur në qershor 2010) dhe binjakët Ava dhe Mateo (të lindur në qershor 2017) kanë ardhur në jetë me nëna surrogate. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme