Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, po vazhdon të jetë përherë e më shumë aktive në rrjetet sociale.
Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Adelina ka marrë një dhuratë të veçante nga bashkëshorti Val Krasniqi, shkruan portali arbresh.info
Ajo tregoi se Vali i blerë një makinë të re të tipit ‘Renault Captur’.
Artistja shqiptare ka shkruar edhe një dedikim falënderimi për Valin bashkëshortin e saj duke i shprehur dashurinë dhe falënderuar njëkohësisht.
“Janë disa momente në jetë kur edhe super llafazanet mbyllin gojën. Ti e di që unë materialiste nuk jam as nuk kam qenë kurrë, nuk e dalloj Porsche-në nga autobusi. Por është dedikimi yt e dashnia që sot, e çdo ditë më bën të falënderoj Zotin që jam grua”.
“Faleminderit që ma bëre 8 Marsin më të bukur në jetë. Të dua Val Krasniqi”, ka shkruar Adelina.
Adelina përndryshe vazhdon të mbetet një ikonë e bukurisë, përkundër faktit që i ka kaluar të 40-tat.
Ajo viteve të fundit ka qenë mjaft aktive në muzikë me projekte të ndryshme muzikore, gjersa muajve të fundit është më shumë e angazhuar në televizion. /arbresh.info/
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...