Një debat i ashpër lindi mes Einxhel dhe Donald në spektaklin e mbrëmjes së kaluar të Big Brother VIP.
Por pas spektaklit, banorët dolën jashtë për të ngrënë darkë dhe vijuan diskutimet. Pasi Einxheli tha se Donaldi është bërë i famshëm prej të dashurës dhe e akuzoi se nuk ka marrë rrogën kur punonin bashkë, Donaldi shpërtheu duke thënë se nuk ishte korrekte në punë.
Pas spektaklit, Donaldi ka folur me Arjolën, ku ka treguar të gjitha sakrificat që ka bërë për karrierën e tij. Sipas tij, kishte raste që flinte pa ngrënë, për shkak se nuk kishte mundësi ekonomike.
“Nuk jam paguar, më kanë vonuar rrogën. E merrja një herë në 3 muaj, kur e merrja laja borxhet. Kjo është jeta. Isha korrekt. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Po nuk e mbajte vetë veten tënde. Nuk dua të flas për dikë tjetër. Nuk kam asnjë opinion. Më nxirrnin nga shtëpia që isha me qera. Shkoja me valixhe e bëja skeçet se ato kapnin milionat. Nuk më interesonte gishti, as këmba por gjërat e mia.
Doja të haja njerëzit me dhëmbë. Kam plot histori për të treguar por nuk dua se kam cipë e faqe. Të lutem është dashakeqësi, nuk ma tregon dot ti mua se çfarë është puna, dhe megjithë pagesat shkoja aty. Flija herët se isha pa ngrënë dhe kisha dëgjuar që nuk punonte stomaku dhe prap me gjithë vonesat, isha i përpiktë”, thotë Donaldi.
Ndërkohë që Arjola u shpreh se dhe ajo ka bërë sakrifica të ngjashme./syri/
Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian ...
Incidenti në “Car Llazar”, IPK-ja rekomandon suspendimin e d...
Sveçla thotë se bisedoi me Sarrazinin për kontrollin e mallr...
Si të shmangen sëmundjet e trashëguara?
Kadrijaj: Kurti e Gërvalla nuk kanë çka prezantojnë para bas...
Disa të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm rus në ...