Me një foto nga prapaskenat, Ledri zbulon datën e publikimit të këngës ‘Aman’

15:09 | 25 Qershor 2020
Arbresh Info

Ledri Vula, Dafina Zeqiri, dhe Lumi B kanë bashkuar forcat për një super projekt.

Ledri Vula së bashku me Dafina Zeqirin ka ndarë të njëjtin postim në profilet e tyre në Instagram, për të njoftuar rreth datës së publikimit të këngës.

Kënga e cila mban titullin ‘Aman’, do të prezantohet para publikut me datën 1 korrik, dhe është e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Vlen të përmendet që për herë të parë Ledri, Duffy dhe Lumi bëhen bashkë për  të njëjtin projekt, ndonëse më parë kishin duete mes vete.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme