Më në fund zbulohet gjithçka, Roberti pranon se nuk flasin me Tunën

18:01 | 25 Maj 2018
Arbresh.info

U fol shumë në media për raportin në mes të Robertit dhe Tunës por që asnjëherë nuk u qartësua.

E sot i ftuar në emisionin  e Rudina Magjistarit në Tv Klan, Roberti zbuloi gjithçka, shkruan arbresh.info. 

I pyetur  se pse Roberti e Nora nuk ishin në ditëlindjen e Tianit, Roberti tha se nuk ishin në Kosovë, por kur u pyet se a takohen me Tunën, Roberti filloi të flas.

Ai tha se me Tunën nuk takohen asnjëherë, dhe se nuk do të takohen kurrë.

“Unë dhe Nora nuk e takojmë Tunën kurrë dhe as nuk do ta takojmë asnjëherë, më vjen keq për vëllanë tim, mirëpo Tuna ka probleme me të gjithë”, deklaroi Roberti.

Këto deklarata ai i bëri për herë të parë duke dashur të sqarohet para opinionit publik.

Roberti në mes të tjerash tregoi se ai ka raporte shumë të mira me vëllanë dhe se është shumë i lidhur me Patrisin, por që problemi është Tuna.

“Me vëllanë jam shumë i lidhur, por Tuna është problemi sepse ajo mendon se vetëm ajo ka të drejtë dhe nuk i sheh gabimet e veta”, ka shtuar Roberti.

E në mbrojtje të Norës, doli edhe Rudina duke treguar se Norën e njeh si një femër shumë fisnike ndërsa Tunën nuk e njeh.

“Tunën nuk e njoh, por Norën e kam pas edhe në emision dhe më ka lënë shumë përshtypje si një femër shumë fisnike”, ka thënë Rudina.

Përndryshe, javën e kaluar Roberti ishte pjesë e emisionit n’ZOOM ku ka pranuar që kunatat nuk duhen dhe e la një dyshim mbi raportin me nusën e vëllait./Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme