Tim Chung më në fund ka folur rreth atësisë së vajzës së yllit televiziv Kylie Jenner.
Truproja e Kylie ka bërë një postim në Instagram gjatë të premtes ku ka treguar që raporti i tij me vajzën e famshme nuk ka qenë asgjë tjetër përveç atij profesional, shkruan arbresh.info.
‘Jam një njeri shumë privat dhe kurrë nuk do të përgjigjesha në thashethemet dhe në ngjarjet që janë qesharake’
‘Me gjithë respekt për Kylien, vajzën dhe familjen e saj, do të doja ti sqaroja disa gjëra që më lidhin me Kylien dhe familjen e saj’ ka shkruar Tim.
‘Nuk ka histori këtu dhe unë kërkoj që media të mos më përfshijë në ndonjë tregim që është jashtëzakonisht pa respekt ndaj familjes së tyre’, vazhdoj tutje truproja e Kyliet
Kjo vjen pasi Chung nuk ishte i gatshëm të përgjigjej kur ai u pyet për thashethemet ditë më parë.
Në vend që ta mohonte, ai buzëqeshi dhe tundi kokën dhe mund të dëgjohej duke thënë: “Nuk mund të përgjigjem,” duke rritur kështu dyshimet edhe më shumë.
Fansat e shumtë ka kohë që kanë spekuluar se Chung mund të jetë babai i Stormit në vend të Travis Scott pasi që vogëlushja përngjante si truproja.
Por ndërkohë që Chung ka vite që ai kujdeset për mbrojtjen e motrave Kardashian, është ardhja e Stormi që e ka bërë atë të vihet në qendër të vëmendjes mediatike.
Për fat të mirë Kylie dhe Travis po e marrin situatën në kontroll.
Sipas ‘Hollywood Life’, Kylie dhe Travis janë duke qeshur me thashethemet e bëra rreth atësisë së vajzës së tyre./Arbresh.info/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën