Më në fund Shakira dhe Pique gjejnë zgjidhjen për kujdestarinë e përkohshme të fëmijëve

22:58 | 7 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Ndarja e Gerard Pique dhe Shakira nuk ka kaluar pa u vënë re në mbarë botën pasi ata i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare në qershor dhe dyshja kanë dominuar titujt kryesorë të lajmeve që atëherë.

Ndarja e tyre pas kaq shumë vitesh solli edhe pasoja në disa çështje, si ajo e kujdestarisë së fëmijëve të tyre Sasha dhe Milan.

 

Megjithatë, ata kanë arritur në një marrëveshje të përkohshme që do të jetë në fuqi për muajin gusht. Top Albania Radio shkruan se teksa të dyja ekipet ligjore janë duke përgatitur argumentet e tyre, Pique dhe Shakira janë ndarë pasi këngëtarja dëshiron që fëmijët të transferohen në Miami me të, ndërsa futbollisti dëshiron që ata të qëndrojnë në Barcelonë, ku kanë jetuar gjithë jetën e tyre deri më sot.

Në gusht, fëmijët do të kalojnë dy javë në Barcelonë me Piquen dhe dy javë me nënën e tyre në San Diego, Meksikë dhe Los Anxhelos. Shakira është rikthyer në shtëpinë e familjes përtej Oqeanit Atlantik dhe tani i ka lënë fëmijët me Pique, sipas La Vanguardia.

 

Sasha dhe Milan do të kalojnë dy javët e ardhshme me futbollistin dhe do të ndjekin ndeshjen e Joan Gamper dhe ndeshjen kundër Rayo Vallecanos. Sa i përket betejës ligjore, ajo do të vazhdojë për të përcaktuar se kush do të marrë kujdestarinë e përhershme të fëmijëve.

Rikujtojmë gjithashtu se këngëtarja e talentuar së fundmi është paralajmëruar se do të përballet me deri në tetë vjet burg nëse shpallet fajtore për evazion fiskal të rreth 20 milionë eurove. Prokurorët spanjollë e kërcënojnë gjithashtu këngëtaren 45 vjeçare kolumbiane me gjobë të paktën 20 milionë euro për gjashtë episode evazioni fiskal, nga viti 2012 deri në 2014.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme