Është thënë vazhdimisht se Bella Hadid pavarësisht se është një nga modelet më të mira, nuk ka një pamje natyrale. Shpeshherë mediat dhe fansat kanë spekuluar se ajo ka bërë ndërhyrje në hundë dhe në buzë.
Megjithatë në një intervistë për ‘In Style’ Bella ka treguar se çdo tipar i fytyrës së saj është i paprekur nga ndërhyrjet estetike. “Njerëzit mendojnë se unë kam shumë vetbesim tek vetja, por më është dashur shumë kohë ta mësoj këtë gjë. Njerëzit mendojnë se se unë kam bërë këtë ndërhyrje apo atë ndërhyrje. Por e dini çfarë? Ne mund të bëjmë një skanim të fytyrës sime. Unë i kam shumë frikë gjilpërat mbushëse të buzëve. Nuk do të doja që të bëja ndonjë çrregullim në fytyrën time”, – ka thënë modelja.
Më pas ajo ka shtuar se i është dashur një kohë e gjatë që të hedh pas krahëve të gjitha akuzat për ndërhyrje estetike. “Kam mësuar se njerëzit gjithmonë do të urrejnë dhe nuk mund të bësh asgjë për këtë, përveçse të jesh vetvetja dhe ta duash veten”, – është shprehur Bella Hadid.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador