Një pasdite e tensionuar ka qenë ditën e djeshme mes Françeskës dhe Sarës, për shkak të një veprimi që kjo e fundit bëri.
Gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment Sara e ka shtyrë, por edhe Françeska ka vepruar në të njëjtën mënyrë.
Për këtë Françeska foli përsëri ditën e sotme me disa nga vajzat e shtëpisë dhe ka treguar një pjesë nga adoleshenca e saj, ku e kanë bullizuar dhe mbyllur në tualet. Sipas saj, ngjarja e djeshme ia ka rikujtuar këtë gjë.
“Kur kam qenë adoleshente, kam qenë e bullizuar. Një nga gjërat që më kanë ndodhur është që më kanë bërë, është që më kanë mbyllur në banjë. Më torturonin në banjo. Dhe dje prandaj jam trembur aq shumë, jam munduar ta mbaj veten. Duket sikur unë jam viktimë, por nuk jam. Kam qenë dikur, tani jo më. Nuk kam ardhur për t’u bërë viktimë”, tregon Françeska mes lotësh./tch
View this post on Instagram
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...