Google ADS

Me kostum të zi dhe flokë kaçurrele, Rita po shkëlqen në fotosesionin e ri

12:15 | 4 Gusht 2021
A. B.

Artistja me famë botërore, Rita Ora gjithmonë merr vëmendje nga mediat rozë.

Së fundi u shfaq mahnitëse teksa i kishte lyer buzët e kuqe dhe flokët kaçurrele i shkonin shumë, shkruan portali arbresh.info

E veshur me një kostum me ngjyrë të zezë, bukuroshja pozoi para kamerës derisa iu kishte dhënë vëmendje tipareve të bukura të saj.

Krahas veshjes, Rita ishte rregulluar edhe me makijazh dhe flokët e shndërruara në kaçurrele të cilat i kishte kapur gjysmën në pjesën e sipërme të kokës.

“Mirë pra të martave ne veshim një kostum në punë dhe bëjmë fotografi- faleminderit”, shkroi Rita në mbishkrimin e postimit të saj.

Ndryshe, artistja me famë botërore së fundi ka qëndruar në Australi duke e shijuar romancën me regjisorin e njohur, Taika Waititi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme