I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Turjan Hyska ka folur për rrugëtimin e tij dhe ngjitjen në karrierë.
Turi, djali i cili erdhi në Tiranë në moshën 15 vjeçare dhe ka studiuar në “Petro Nin”.
“Filllova 19 vjeç në Vizion Plus, ndiqja çdo emision, u lidha me njerëzit e backstage. Un kam një element timin, është energjia, që nëse dua të bëj dikë për vete ja arrij”,-tha Turi.
I pyetur nga moderatorja, ai foli për punën në Vizion Plus dhe atë që vlerëson më shumë.
“Jam i lumtur që kompromiset janë shumë të vogla dhe nuk pata dhunë për ta deformuar personalitetin tim. Jam i lumtur që nuk kam bërë ato kompromise që shumë janë detyruar të bëjnë”.
Më tej Hyskaj tregoi një rast kur “si njeri të medias” e kapi ankthi.
“Më kapi njëherë, isha te siptali “Nënë Tereza”, ishte një zotëri që ishte shumë i sëmurë. Aty mbarova punë për 5 minuta dhe më kapi një ankth pastaj. A e ke përdorur këtë kohë dhe më kapi një ankth që s’kam bërë ndonjë gjë për komunitetitn… Nëse i shërbej apo jo…”Hyskaj foli dhe për marrëdhëniet me pronarin e medias si në Vizion dhe në Tring, i cili ka mbajtur gjithmonë fjalën duke treguar se kjo ka qenë dhe arsyeja pse nuk është larguar.“Mbase një ditë mund të largohem, por mendoj se po bëre një veprim që nuk nis nga shpirti mund të ketë pasoja”,-tha ai.
Moderator i “Oktapod” u shpreh se asgjë nuk e ka arritur pa mund dhe ndjersë.
“Nuk kam fituar asgjë pa punë, Kam punuar si kafshë, talenti është realtiv…”-shtoi më tej Turi.
Turi po ashtu foli për angazhimin e vëllait, Elios në politikë dhe si si është ndjerë për të.
“U ndjeva shumë i lumtur që për herë të parë më thanë “vëllai i Elios””
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...