Duke ditur faktin se ajo është nuse në një shtëpi artistësh nuk ka si të ikë nga vëmendja e publikut dhe medieve rozë.
Bëhet fjalë për Egzonën, bashkëshorten e këngëtarit të njohur Albatrit Muqiqi, transmeton Gazeta Express.
Mund të themi lirisht se Albatriti e Egzona janë njëri ndër çiftet më simpatike të estradës.
Ka disa ditë që dyshja e njohur kanë shkuar për pushime në Turqi. E nga atje ata po sjellin imazhe tejet të bukura.
Mirëpo kjo e fundit nga Egzona do t’ju mahnitë.
Egzona në njërën nga fotografitë që ka postuar shihet e veshur me një fustan të kaltër të shkurtë e me flokë të kapur thjesht duket e mrekullueshme.
Kujtojmë se para disa muajve, çifti Muqiqi janë bërë prindër për herë të parë. Ata u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Amelia.
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...
Senati miraton buxhetin për mbrojtjen
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...