Google ADS

Me foto të bukura nga arkiva, Rita Ora uron vëllaun e saj me rastin e ditëlindjes

09:55 | 18 Nëntor 2020
A. B.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është ndër më të pëlqyerat në tregun ndërkombëtarë.

E sot është një ditë e veçantë për të, pasi vëllai i saj Don Ora feston ditëlindjen e 23-të, shkruan portali arbresh.info

Rita përmes një postimi në Instagram, ka hapur arkivën për të postuar një imazhe tejet të bukura nga fëmijëria me familjen e saj, e këtyre pamjeve Rita vendosi të shkruaj fjalët më të mira për Donin.

Gëzuar ditëlindjen DON! Sot është dita jote vëllai im i vogël @thereal_donora …. Unë të dua ty, ti je kaq i mençur dhe argëtues nuk mund të besoj se i ke mbushur të 23-at! Ende ndihem si motra jote e vogël!

Kujtojmë se, Rita Ora së fundmi ka realizuar reklamën më të re të rrjetit 5G në Londër të kompanisë EE, në të cilën ajo shfaqet si një personazh i avatar duke përdorur rrjetin 5G të EE dhe teknologjinë iPhone 12 Pro.

Po ashtu, Rita është bërë figura kryesore e brendit të këpucëve ‘Shoe Dazzle’ dhe jo vetëm. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme