Google ADS

Me flokë të palara, Bella Hadid shëtitet rrugëve të Parisit

22:52 | 4 Mars 2021
L G

Ajo së fundmi ka qenë duke udhëtuar për biznes, teksa ka vizituar Milanon.

Por, Bella tashmë është fotografuar nga paparacit, teksa dilte nga një hotel luksoz, shkruan Daily Mail.

Çka mori më shumë vëmendje ishte veshja e saj unike, që zakonisht modelja nuk zhgënjen me kombinimet.

Ndërkohë, reagime të fansave pati edhe për flokët e saj, që ndonëse i kishte bërë me stil, por dukeshin si të palara.

Në dorë Bella u pa të mbante një kafe, kurse për shkak të pandemisë coronavirus mbante edhe maskë mbrojtëse.

Në këtë paraqitje nuk kishte si të mungonte një aksesorë, që kësaj radhe ajo zgjodhi çantën e markës Louis Vuitton.

Bukuroshja brune nuk la edhe pa përshëndetur paparacit, të cilët e fotografonin vazhdimisht. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme