Google ADS

Me flokë të lagura dhe poza provokative, Rita Ora paralajmëron këngën e re “How to be lonely”

13:55 | 12 Mars 2020
A. B.

Më në fund, ajo është gati të sjell projektin më të ri muzikor për fansat e saj.

Që nga publikimi i albumit “Phoenix”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nuk kishte sjell këngë të reja për fansat, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi, Ora ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të tjera, në të cilat shfaqet mjaft tërheqëse me modelin e saj të flokëve të shkurtra dhe të lagura.

“‘How to be lonely’, do të lansohet në mesnatë, kush është gati”, pyeti shqiptarja në Instagram.

Përveç muzikës, Rita Ora është e angazhuar edhe si aktore në filmin “Twist”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme