Me dy gishtat lart, Stresi bën ‘show’ edhe në sallën e gjyqit

11:41 | 12 Janar 2022
A. B.

Reperi i njohur Stresi është paraqitur në gjykatë për t’u njohur këtë të mërkurë me masën e sigurisë pasi është vënë në pranga pas protestës së 8 Janarit.

Këto janë pamjet kur Arkimed Lushaj futet në sallën e gjyqit, çka ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave. Stresi ka ngritur dy gishtat lart dhe shfaqet i buzëqeshur.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për reperin ndërsa për 34 të arrestuarit në lidhje me protestën ka ngritur akuzat e “Shkatërrimit të pronës”, “Prishjes së qetësisë publike”, “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe armëve të ftohta”.

Pritet që seanca e ditës së sotme të zgjasë disa orë për shkak të numrit të madh të të arrestuarve./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme