Juliana Nura, ish-finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ka qenë dje (e premte) në qendër të diskutimeve publike.
Në një video të publikuar në InstaStory, ku ajo shprehu mendimin e saj rreth një incidenti dhune ndaj një blogereje në Shqipëri, shkaktoi një reagim të gjerë.
Në vetëm disa orë, videoja arriti të tejkalojë shifrën e 100,000 shikimeve, duke nxitur një valë komentesh dhe shpërndarjesh në rrjetet sociale.
Pavarësisht diskutimeve, Xhuli nuk i lejoi vetes të humbiste kohë për t’u relaksuar dhe argëtuar. Në mbrëmje, ajo u fotografua në shoqërinë e familjes së njohur heroike Jashari.
Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale në orët e vona, ajo pozoi së bashku me Hamzën dhe Ademin, të cilët i përshkroi si “dajtë e mi” në mbishkrimin e saj, duke shprehur kështu një lidhje të afërt dhe të veçantë me këtë familje.
Edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brtoher VIP Kosova, bukuroshja drenicase kishte treguar me krenari se është mbesë e Jasharajve. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...