Mc Kresha kthehet në Kosovë, përlotet kur ndahet nga vajza e tij

13:52 | 15 Mars 2021
A. B.

Reperi i njohur shqiptar ka prej afro një viti që është larguar nga Kosova.

Ai së bashku me Erzinën dhe vajzën e tyre, Izën, kanë qëndruar në Kanadë, që njëherësh është edhe shteti rezident i bashkëshortes së tij, shkruan portali arbresh.info

Por, duket se reperi tashmë është duke u kthyer në Kosovë, për të vizituar familjarët e tij.

Në një video të publikuar nga babai i Erzinës në rrjetin social Instagram, ai shihet me një veshje sportive dhe me valixhe.

Ajo çka mori më shumë vëmendje të fansave është përshëndetja e tij me vajzën, teksa kjo e fundit shihej e përlotur.

Gjatë tërë këtyre viteve, reperi ka qëndruar aktiv sa i përket prurjeve muzikore, ndërsa njihet si ndër reperët më të dëgjuar në estradë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme