Në shkurt të 2018-ës, e ftuar në emisionin “NIN”, moderatorja Liberta Spahiu u shpreh se këngëtari MC Kresha nuk pranon të vijë i ftuar në emisionin “Prive”.
“Mc Kresha vetëm për një detaj të vogël, nuk vjen i ftuar më tek ne. Nuk e di përse, ama nuk vjen më në Prive’” – tha Liberta, duke mos zbuluar më shumë për emisionin.
Tani ishte rradha e MC Kreshës t’i kthente përgjigje! I ftuar në të njëjtin emision, reperi u pyet për arsyet përse nuk pranon të shkojë në “Prive”. Pa dhënë shumë detaje, MC Kresha tregoi se ujërat mes tyre mund të qetësohen vetëm me një telefonatë, ku Liberta të kërkojë falje.
“Ka kohë që s’të kemi parë në një intervistë në ‘Prive’, përse? – e pyet moderatori Alaudin Hamiti.
“Meqënëse tek ti ka folur Liberta, për këtë punë apo jo?” – ia preu shkurt reperi i hitit “Psikopatja Jote”.
“Ndoshta se ka kaluar shumë kohë…” – vijoi moderatori i “NIN”.
“Unë në ‘Prive’ mund të shkoj shumë lehtë. Duhet vetëm një telefonatë e Libertës: “Kresh, çka ka ndodhur, më fal, jemi shokë. Faljen e ke, gjithçka është ok, ka vetëm dashuri mes nesh. Kaq” – u përgjigj MC Kresha.
Nuk e dimë përse MC Kresha qenka mërzitur, por ai e dha zgjidhjen!
Kresha është vetëm një telefonatë larg nga “Prive”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...