Me masat e reja antiCovid në vend që hyjnë në fuqi nga dita e sotme (22 janar) janë mbyllur fitneset, palestrat dhe institucionet të tjera për shfrytëzim të publikut për aktivitete sportive dhe rekreative.
Lidhur me këto masa kanë ardhur reagime të ndryshme edhe nga fytyra publike, të cilët i panë si të panevojshme, një ndër to ishte edhe modelja, Arta Nitaj.
Përmes një postimi në Instagram, Arta tha se nuk është infektuar asnjëherë me virusin në fitnes që nga fillimi i pandemisë, dy vite më parë, shkruan telegrafi.
Duke qenë se bukuroshja nga Peja është e përkushtuar në maksimum ndaj fitnesit, ajo u shpreh e revoltuar për vendimin për t’i mbyllur ato.
View this post on Instagram
“Kurrë nuk mora virus në fitnes 2 vjet pandemi, kur nuk e dini çka është sporti, çka është fitnesi edhe i mbyllni”, ka shkruar Arta duke shpërndarë një postim ku thuhej se vendimi për mbyllje është skandaloz.
Ndërsa, kujtojmë që ndër masat e tjera është edhe mbyllja e gastronomisë nga ora 21:00 dhe ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...