Gjatë një pritjeje me Mbreti Charles zbuloi atë që nuk trashëgoi nga nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II. Charles dhe gruaja e tij, Camilla, morën pjesë në një pritje në Buckingham Palac, ku pjesëmarrës ishte olimpisti Tom Daley.
Në këtë ngjarje, kampioni olimpik, i cili ka talent të madh në zhytje dhe not, foli me mbretin, me partnerin e tij, Matty Lee duke thënë: “Ne po flisnim se si mund të bëni një zhytje dhe i thashë nëse shkon gabim, mund të lëndohesh”.
Më pas, Mbreti Charls u shpreh i emocionuar se nuk di ta bëjë këtë zhytje. Kështu Mbreti Charles ka pranuar se ai nuk është aq i zoti në zhytje, gjë që bie në kontrast me Mbretëreshën Elizabeth, e cila ishte një notare shumë e mirë. Në fakt, monarkja e tregoi talentin e saj në not që në moshë shumë të hershme, 10 vjeçe, dhe ka fituar një medalje.
Mbreti Charles mund të mos ketë karizmën e Mbretëreshës Elizabeth, por ai njihet gjithashtu si një notar mjaft i mirë dhe ai ka një pishinë në rezidencën e tij në Gloucestershire.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë