Princi Harry i dha fund beqarisë ditën e shtunë në një ceremoni madhështore të dasmës së tij me Meghan Markle.
Vëmendja e gjithë Britanisë, por edhe e botës mbarë, prej ditësh ishte përqendruar te kjo dasmë, që mund të cilësohet padiskutim si dasma e vitit.
Mirëpo, mësohet se menjëherë pas ceremonisë, aktorja do të nisë një kurs intesiv gjashtë mujor ku do të mësojë se si të sillet si anëtare e familjes mbretërore. Mësohet se vetë mbretëresha Elisabeth, ka përzgjedhur një nga ndihmëset e saj, 49-vjeçaren Samantha Cohen për të qëndruar me nusen e re të shtëpisë, që ajo të përshtatet sa më shpejt me rregullat që ia dikton protokolli.
“Do të jenë disa muaj leksione. Ajo po merr këshilla nga personat më të afërt në familjen mbretërore. Për të nuk do të jetë një periudhë shumë e qetë, do të jetë e zënë gjatë gjithë kohës duke punuar shumë orë në ditë”, shprehet një burim nga familja mbretërore.
Leksionet kanë nisur që me daljen e parë zyrtare të Meghan, pas dasmës dhe do të kenë të bëjnë jo vetem me qëndrimin e saj, por me veshjen, të folurit në publik, të ngrënit, gjithçka; mund të keni parë në filma një situatë të tillë të ngjashme apo jo./opinion.al
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...