Buckingham Palace ka bërë të ditur se Princ harry dhe Dukesha Meghan Markle nuk do të përdorin më titujt e tyre mbretërore si dhe nuk do të marrin të ardhura nga fondet publike për detyrat e tyre mbrëtërore.
Kërkesa e tyre për të një jetë të pavarur jashtë mbretërisë bëhet e ditur se është pranuar nga Mbretëresha.
Çifti gjithashtu ka bërë të ditur se do të kthejnë 2.4 milionë paund e marra nga taksat, të cilat u përdorën për të rregulluar shtëpinë e tyre në Frogmore, e cila do të mbetet shtëpia e tyre në Britani.
Tashmë çifti nuk do të përfaqësojë më zyrtarisht Mbretëreshën. Marrëveshja e re mësohet sipas BBC se do të hyjë në fuqi këtë pranverë.
“Pas shumë muajsh bisedimesh dhe disktutimesh jam e lumtur që arritëm një mënyrë konstruktive dhe mbështetëse për nipin tim dhe familjen e tij.
Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë pjesëtarë të dashur të familjes time. Unë i njoh sfidat që ata kanë përjetuar si rezultat i një kontrolli intensiv gjatë dy viteve të fundit dhe mbështes dëshirën e tyre për një jetë më të pavarur.
Dua t’i falënderoj për gjithë punën e tyre të përkushtuar në këtë vend, Commonwealth dhe më gjerë dhe jam veçanërisht krenare sesi Meghan u bë kaq shpejt pjesë e familjes
Është shpresa e gjithë familjes sime që marrëveshja e sotme t’u lejojë atyre të fillojnë të ndërtojnë një jetë të re të lumtur dhe paqësore,”-shkruhet në komunikatën e Mbretëreshës.
Pak kohë më parë përmes një deklarate Harry dhe Meghan njoftuan se donin të hiqnin dorë nga titujt mbretërorë si dhe të nisnin një jetë të pavarur mes Kanadasë dhe Britanisë, gjithashtu ata nuk donin të kishin më akses në fondet publike./aktuale/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...