Prej muajsh brenda ambienteve të Pallatit Mbretëror po xhirohej e po punohej për dokumentarin më të ri kushtuar Nënës Mbretëreshë e më 25 shtator do të jetë premiera e këtij produksioni mbretëror.
“Queen of the World”
Dokumentari “Queen of the World” do të ngarkohet online dhe do të transmetohet në televizionet britanike, por që tani në faqet online të pjestarëve të familjes po publikohen copëza të dokumentarit ! Kanë mjaftuar pak sekonda që njerëzit të vënë re mungesën e Kate Middleton dhe të hamendësojnë gjëra nga më të çuditshmet.
Nëse Meghan Markle shfaqet disa herë në trailerin e dokumentarit, herë krahë Harryt e herë duke rregulluar fustanin e nusërisë, Dukesha e Kambridge nuk duket gjëkundi.
Por sipas deklaratës së Simon Perry, pjesë e stafit të Familjes Mbretërore, Kate nuk ka marrë pjesë në xhirimet e dokumentarit për një arsye të fortë: Nëna e tre fëmijëve, njëri prej tyre i porsalindur ishte me leje lindje dhe nuk mundit të ishte e pranishme në shumë filmime, koha e cila përkoi në prill, në muajin e lindjes së Princ Louis.
Mendojnë se kjo tingëllon pak ~ hmmm ~ por një burim për People pohon se Kate ishte kryesisht jashtë filmimeve kryesore gjë që ngre jo pak dyshime.Megjithatë pritet të dalë dokumentari i plotë për të parë nëse Kate është lënë totalisht jashtë, apo jo!
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...