Google ADS

Mbretëresha ka frikë se ‘nuk do ta shoh më kurrë’ Archien

10:26 | 7 Mars 2020
Trina Galanxhi

Largimi nga familja mbretërore e Meghan dhe Harry, të cilët tani janë vendosur në Kanada, ka ngjallur frikë te Mbretëresha, pasi ajo ka frikë se nuk do ta shoh  më kurrë stërnipin e saj, Archie.

Archie, i cili është tani dhjetë muajsh, jeton përtej Atlantikut që kur Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan për vendimin e tyre ‘bombë’, ku thanë se do ta linin familjen mbretërore dhe se do të ndanin kohën e tyre mes Britanisë së Madhe dhe Kanadasë, transmeton portal arbresh.info

Meghan dhe Harry kanë lënë djalin e tyre në Kanada, përderisa ata janë kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për të kryer angazhimet e tyre të fundit si zyrtarë të familjes mbretërore.

Sipas medias amerikane ‘Us Weekly’, mungesa e vazhdueshme e Archiet e ka bërë Mbretëreshën të ndjehet ‘zemërthyer’./arbresh.info/

 

 

 

Të ngjashme