Situata në pallatin mbretëror të Buckingham-it është goxha e tensionuar. Princ Harry dhe Meghan Markle, duka dhe dukesha e Sussex-it, deklaruan dje se do të tërhiqen nga detyrat e tyre mbretërore për një jetë të pavarur financiarisht.
Sipas Evening Standard, thuhet se ndërkohë që Harry po shkonte të takonte mbretëreshën Elizabeth për t’i treguar rreth vendimit, ai u ndalua nga oborrtarët e saj.
Pak para Krishtlindjes, Harry foli me të atin për ta njoftuar se do të kalonte më shumë kohë mes Amerikës dhe Kanadasë. Gjatë kësaj kohe, atij i është kërkuar që të vijë me një plan të mirëmenduar dhe ashtu bëri. Propozimi i princ Harry-it i është dërguar Charles-it në prag të Vitit të Ri, por ky i fundit i tha se do t’i duhej më shumë kohë për ta diskutuar me kujdes.
Po ashtu, Harry kishte kërkuar një takim me gjyshen e tij dhe i thanë se mbretëresha do të ishte e lumtur ta takonte, por s’do të diskutonte asnjë lloj plani nëse ai s’kishte folur më parë me të atin, princin Charles.
Më tej, takimi me mbretëreshën s’u bë kurrë! Oborrtarët e pallatit thuhet se nuk e kanë lejuar princin ta takojë, pasi mbretëresha Elizabeth i kishte kërkuar çiftit të mos e zbulonte lajmin publikisht dhe tani është shumë e inatosur me ta.
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ...
Roth për protestat në Serbi: Të qëndrojmë për liri dhe demok...
“Kam humbur diçka që lashë jashtë për ty”, Xheneta plas në v...
Barcelona në kaos, grupimi “Som Un Clam” kërkon dorëheqjen e...
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave të t...
I moshuari 87-vjeçar përplaset nga një automjet në Këlcyrë t...