Mbretëresha Elizabeth II ka zhvilluar një takim katër-orësh me Princin Harry në Kalanë Windsor dhe i tha nipit të saj se ai ‘do të jetë i mirëpritur gjithmonë ‘ nëse do të dëshironte të ishte përsëri pjesë e familjes mbretërore.
Princi 35-vjeçar dhe gruaja e tij Meghan, Dukesha e Sussex-it, kanë vendosur të tërhiqen nga jeta mbretërore në fund të këtij muaji në favor të një jete të re në Kanada me djalin e tyre nëntë muajsh, Archie.
Dhe të dielën, në takimin me gjyshen raportohet se ajo i tha që dera është gjithmonë e hapur nëse ai dhe bashkëshortja e tij do të ndryshojnë mendim.
Biseda e Harry-it me gjyshen e tij u zhvillua në Kalanë Windsor, ku ai iu bashkua Mbretëreshës për një drekë të lehtë dhe çaj ndërsa diskutuan për të ardhmen e tij.
“Mbretëresha kishte shumë për të biseduar me Harryn dhe kjo ishte koha ideale që të thonin çfarë kishin lënë pezull pa thënë”, deklaroi burimi.
E diela ishte hera e parë që Mbretëresha ka pasur rastin të flasë me Harry-in dhe me të vërtetë të zbulojë cilat janë planet e tij. Ishte një mjedis shumë më i qetë dhe të dy ata ishin në gjendje të flisnin hapur.
Mbretëresha besohet se është shumë e mërzitur nga vendimi i Harry dhe Meghan për t’u larguar, por bisedimet gjatë fundjavës thuhet se kanë rregulluar raportin e tyre.
“Është e drejtë të thuash që ajo është shumë e mërzitur për të dhe Meghan duke u larguar dhe do të dëshironte të shihte më shumë Archie, siç do të ishte Princi Charles dhe pjesa tjetër e familjes. Ajo e bëri shumë të qartë për të se ai dhe Meghan janë gjithmonë në gjendje të kthehen nëse ndryshojnë mendje dhe ajo do t’i mirëpresë ata me krahë të hapur”, shton më tej burimi.
Harry dhe Meghan do të tërhiqen zyrtarisht si mbretër të lartë më 31 mars. /Telegrafi/
Vendoset që më 25 nëntor mbrojtja e Shalës ta dorëzojë dosje...
ZPS-ja largon 12 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerët
Aksidenti me vdekje në autostradën Milot – Morinë, arrestohe...
Gresa dhe Vullneti vendosin të flenë së bashku
Loti 4 i Unazës së Madhe të Tiranës, Balluku njofton për 80%...
Kryeministri Rama shijon diellin e Korçës pas Halloween-it