Fiksimi me familjen mbretërore sa vjen e bëhet gjithnjë e më i madh.
Thashethemet e pafundme tani kanë kaluar në një tjetër nivel. Në teori të frikshme konspirative.
Që të fiksoheni dhe të hyni në mendime ashtu si ne, po ju listojmë disa nga teoritë më të çuditshme që thuhen për familjen e famshme.
1. Meghan Markle është robot!
Së fundmi, në internet qarkullon një video në të cilën shfaqet Meghan Markle dhe princ Harry në audiencën e finales së ‘Britain’s Got Talent’. Thuhet se atje dukesha nuk pulit për asnjë sekondë syte dhe s’ka asnjë lloj shprehie në fytyrë.
2. Princ Harry u martua me Meghan-in për të fituar pushtet mbi Amerikën!
Kritiku i njohur i politikës Greg Pollowitz bëri një status në Twitter këtë nëntor kur fliste për martesën mbretërore. Ai tha se fëmijët e princit do të jenë amerikanë. Po sikur njëri prej tyre të bëhet president dhe nga ana tjetër të jetë në radhë për fronin? Një lëvizje e zgjuar për të rimarrë sërish Amerikën!
3. Princi Charles është vampir!
Ka zëra që thonë se princi Charles është pasardhës i princit rumun të shekullit të 15-të, Vlad, falë të cilit autorët u frymëzuan për novelën e Dracula-s. Por kjo e bën automatikisht edhe princeshën e vogël Charlotte një vampirushe dhe këtë s’e përballojmë dot.
4. Mbretëresha Elizabeth I ishte burrë!
Sipas kësaj teorie, vogëlushja Elizabeth u sëmur rëndë dhe vdiq teksa luante në shtëpizën e saj vetëm pak orë para se i ati i saj mbreti Henri VIII do ta takonte…Shërbëtorët morën një djalë që ndodhej në atë zonë dhe e veshën si ajo. Njerëzit thonë se ai u rrit dhe gjithë jetën u përpoq të fshinte identitetin e tij të vërtetë.
5. Charles dhe Diana kanë një vajzë të fshehtë!
Thuhet se para William-it, dyshja kishte një vajzë të quajtur Sarah dhe jeton në një fshaqt të vogël në Neë England
6. Princ Harry nuk është djali i Charles-it!
Ka zëra që thonë se princi në fakt është djali i James Heëitt, burrit me të cilin Diana kaloi një histori 5 vjeçare gjatë kohës që ishte e martuar.
James është kokëkuq, ashtu si Harry dhe nëse vë fotografitë e tyre përballë, ngjashmëria është e frikshme.
7. Mbretëreshë Elizabeth II është kanibale
Dikur një filozof nisi të studionte si ja dilte mbretëresha të kishte kaq shumë energji rinore në çdo kohë. Shpjegimi? Ha mish njeriu!
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit