Google ADS

Mbretëresha Elizabeta II e “trishtuar, por jo e zemëruar” nga intervista e Prince Harry

09:33 | 19 Mars 2021
Trina Galanxhi

Mbretëresha Elizabeta II është shprehur se është e trishtuar, por jo edhe e zemëruar nga intervista e Prince Harry.

Ajo është zotuar se do të merret nga afër me të gjitha akuzat dhe do t’i qëndrojë pranë nipit të saj, transmeton portali arbresh.info

Harry dhe Meghan kanë shtangur familjen mbretërore me intervistën e tyre, ku lëshuan një valë akuzash.

Mbretëresha urdhëroi një hetim familjar privat mbi pretendimet që përfshinin akuza që një anëtar i panjohur i familjes ngriti “shqetësime” në lidhje me ngjyrën e lëkurës së fëmijëve të tyre.

Princi William dhe Princi Charles biseduan me Harry në fundjavë për herë të parë që nga intervista, por sipas mediave britanike bisedimet janë përshkruar si “joproduktive”.

Mbretëresha thuhet privatisht se nuk është e zemëruar me nipin e saj dhe Meghan të cilët ajo i përshkroi në deklaratën e saj javën e kaluar si “anëtarët e familjes shumë të dashur”.

Një burim i brendshëm për The Sun tha se ajo është e trishtuar, dhe jo e zemëruar.

Sipas The Sun, e tërë familja mbretërore ka qenë të shqetësuar se pse Meghan nuk është ndjerë e lumtur në prani të tyre.

Prince Harry gjatë intervistës tha se ka qenë në kontakt të rregullt me Mbretëreshën që nga Megxit.

Sussexes mohuan se ata “verbuan” Mbretëreshën mbi Megxit dhe pretenduan se ishin ndaluar financat nga familja mbretërore.

Ata gjithashtu pretenduan se mbretërit nuk pranuan ta bënin Archie një princ ose të paguanin për sigurinë e tij.

Në anën tjetër, Meghan akuzoi Kate se e bëri atë të qante një ditë para dasmës në maj të vitit 2018./arbresh.info/

Të ngjashme