Mbretëresha Elizabeta II do të flasë privatisht me Prince Harry rreth akuzave

23:47 | 10 Mars 2021
Trina Galanxhi

Mbretësha Elizabeta II pritet të marrë një hap më tej pas intevistës së Prince Harry dhe Meghan Markle, ku janë bërë disa akuza rreth Familjes Mbretërore.

Përderisa Familja Mbretërore është vënë në hall pas një serie akuzash që kanë shpërthyer nga çifti, ajo ka arritur që të parandalojë personelin e saj që të diskutojë mbi situatën e krijuar, transmeton portal arbresh.info

Sipas Daily Mail, Mbretëresha tani është duke u përjekur që të “qetësojë ujrat” dhe të flasë privatisht me nipin e saj që tashmë po jeton në Kaliforni.

Pritet që ata do të flasin në telefon në ditët e ardhshme.

Harry dhe Meghan ishin informuar për deklaratën e Pallatit Buckingham, megjithatë kjo është bërë edhe zyrtare.

Mbretëresha beson se tani është koha për një qasje më personale.

Vendosmëria e 94-vjeçares për të biseduar privatisht me Prince Harry është parë si një veprim i arsyeshëm.

Anëtarët e tjerë të familjes, veçanërisht Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit, janë lënë thellësisht të mërzitur nga mënyra në të cilën ata u sulmuan nga çifti.

 (Photo by John Stillwell – WPA Pool/Getty Images)

Harry tha se ndihej i dëshpëruar nga babai i tij, i cili, siç pretendoi ai, refuzoi të prantontë telefonatat e tij, ndërsa ka theksuar se egziston një hendek i madh mes tij dhe vëllaut më të madh.

Ai gjithashtu akuzoi një anëtar të familjes së tij pa emër për racizëm dhe tha se mungesa e mbështetjes që ai dhe gruaja e tij morën nga anëtarët tjerë të familjes, nxiti vendimin e tyre për të braktisur Familjen Mbretërore.

Tani shpresohet dhe besohet se qasja e Mbretëreshës do të ndihmojë në ‘de-toksifikimin’ e një situate të tillë të paqëndrueshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme