Këngëtarja dhe aktorja legjendare amerikane Tina Turner feston sot 82 vjetorin e lindjes.
Suksesi i saj i madh dhe zëri i saj i papërsëritshëm i kanë sjellur asaj titullin e Mbretëreshës së Rock&Roll, ndërsa ajo njihet edhe si zëri më i dashur për zhanrin blues dhe soul, transmeton portal arbresh.info
Ajo e filloi karrierën e saj muzikore në adoleshencë, kur u transferua në qytetin amerikan të St. Louis dhe u bë pjesë e skenës blues.
Ajo u takua shumë shpejt me Ike Turner gjatë një shfaqjeje të grupit të tij “Kings of Rhythm”, në vitin 1965 dhe bashkëpunimi me të filloi menjëherë.
Pas këtij takimi fatal, lindi një yll i ri i skenës blues dhe personaliteti, pamja dhe karizma e saj nuk pushojnë së shkelqyeri as sot.
Tina dhe Ike u martuan në vitin 1962 dhe në vitet e para të jetës së tyre së bashku ata u bënë shumë të njohur dhe shumë të suksesshëm.
Megjithatë, martesa e tyre nuk zgjati shumë.
Tina dhe Ike u divorcuan në vitin 1978, pasi raportohen se Tina kishte përjetuar abuzim fizik nga bashkëshorti i saj dhe nuk është sekret që ai e ka tradhtuar gjatë jetës së tyre së bashku.
Në vitin 1984, këngëtarja amerikane përjetoi famë botërore kur publikoi albumin e saj debutues solo të quajtur “Private Dancer”.
Ajo ka arritur të shesë më shumë se 20 milionë kopje në mbarë botën, duke i dhënë asaj tre çmime Grammy, si dhe çmimin më të mirë të zërit femëror për këngën “What’s Love Got to Do with It”.
Në moshën 81- vjeçare, Tina Turner e ka mbyllur karrierën e saj muzikore, duke iu drejtuar fansave me fjalët:
“Dua t’i them lamtumirë publikut tim. T’i them lamtumirë dhe t’i falënderoj për gjithçka. Dhe ky do të jetë fundi im, lamtumira ime e fundit.”
Me atë rast ajo realizoi një dokumentar për HBO në të cilin tregon historinë e jetës së saj.
Ky dokumentar është në fakt fjalimi i saj i fundit për publikun dhe lamtumira nga publiku.
Në dokumentar ajo thotë se dëshiron të hyjë në kapitullin e fundit të jetës së tij e qetë, pa qenë në qendër të vëmendjes./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...