Artisti shkodran, Luiz Ejlli, ka treguar se ka përjetuar momente paniku një natë më parë.
Kjo pasi avioni me të cilin po kthehej në Tiranë, nuk arriti që të ulej në kryeqytet për shkak të turbulencave.
Ish-fituesi i Big Brother VIP Albania tha se avioni u detyrua që të bënte ulje në Shkup.
“Mbrëmë kam parë hata me sy, jo vetëm unë por të gjithë ata që ishin, o Zot faleminderit”, nis rrëfimi i 38-vjeçarit.
Ai më pas vazhdoi: “Kishte shumë turbulenca dhe nuk u ul dot në Tiranë. U ul në Shkup”.
I njëjti dukej i shqetësuar, por falënderoi Zotin që është shëndoshë e mirë.
Ky nuk ishte rasti i vetëm, pasi të famshmit shpesh ndajnë përvoja të tilla në rrjete sociale. /Telegrafi/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale