Edicioni i sivjetmë i “Eurovisionit” ka qenë shumë i përfolur, e veçanërisht pas natës finale.
Fitues këtë vit u shpall shteti i Izraelit me këngën “Toy”, të kënduar nga këngëtarja Netta.
Menjëherë pas fitores pati shumë reagime për shkak se kënga ishte komerciale, dhe u cilësua si këngë qesharake për ta fituar.
Sido që të jetë, fitorja e Nettas ka siguruar edhe destinacionin e ardhshëm të “Eurovisionit”, e që do të jetë kryeqyteti i Izraelit, Jerusalemi, shkruan telegrafi.
Evropianët kanë komentuar në mënyra të ndryshme fitoren e shtetit izraelit, gjersa një qytetar në Islandë ka nisur një peticion online, për të bërë thirrje që “Eurovisioni” vitin e ardhshëm të mos mbahet në Izrael.
Ky peticion ka nisur pikërisht në ditën kur forcat izraelite vranë mbi 50 palestinezë në një protestë kundër hapjes së Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem.
Peticioni online për të penguar realizimin e “Eurovision 2019” mbledh mijëra nënshkrime
Deri më tani, ky peticion ka grumbulluar afro 15 mijë nënshkrime online, gjersa synon të arrijë në plot 30 mijë.Sidoqoftë, do i duhet një numër më i madh për të bërë pengesë ndaj EBU-së, që të realizojë “Eurovisionin” e vitit të ardhshëm në Izrael.
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...