Para pak ditëve, Samanta Karavella lansoi projektin e ri muzikor.
Ditë më parë, këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavella solli këngën e re në bashkëpunim me reperin, Elinel.
“Vonë”, mban titullin kënga e tyre e finalizuar edhe me videoklip e cila u prit tejet mirë nga fansat e artistëve, saqë për një kohë të shkurtër ka mbledhur mbi 3 milionë klikime në kanalin, Youtube.
Madje, lirshëm mund të thuhet se është një sukses mjaft i madh për artisten Karavella, pasi ky projekt është publikuar në kanalin e saj të cilin e hapi pas shkëputjes me ‘Max Production’.
Përveç kësaj, klipi i dyshes ishte tejet atraktiv dhe unik i përshtatur me stinën në të cilën jemi.
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë