Google ADS

Mbesa e Lecit e bën tatuazh gjyshin

09:40 | 13 Janar 2022
A. B.

Aktori i njohur kosovar Ibrahim Krajkova-Leci, është pëlqyer gjithmonë nga publiku shqiptar për humorin e tij.

Mbesa e humoristit të ndjerë ka prekur me gjestin e saj të fundit, shkruan arbresh.info

Ajo ka vendosur që ta bëjë një tatuazh ku shihet duke u përqafuar me gjyshin e saj, Lecin.

‘Sot, e përgjithmonë. Për ty gjysh…’, ka shkruar Lea.

Leci ishte bërë i famshëm që nga projekti filmik “Treshi përsheshi”, i përbashkët me Rasim Thaçin, apo i njohur si Cima, dhe Sevdai Radogoshin, i njohur si Qumili.

Leci ka luajtur edhe në “Nusja nga Diaspora”, “Molla me erë” dhe “Peshku i Artë”, dhe përveç kësaj ai është i njohur për batutat e tij edhe në shumë projekte video muzikore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme