Është instalimi i fundit në serinë e famshme të filmit të hekurit, duke u mburrur me një përbërje të tërë femrash të njohura
Dhe për ti dhënë shkëlqim premierës së filmit ‘Ocean’s 8’ që u mbajt në Londër, të mërkurën mbrëma në tepihun e kuq u paraqiten yjet e filmit të udhëhequr nga Rihanna, Sandra Bullock dhe Helena Bonham Carter, shkruan DailyMail, transmeton arbresh.info.
Paraqitja e Rihannës ishte ajo që ra në sy më së shumti, këngëtarja 30 vjeçare kishte zgjedhur një fustan ngjyrë ari me shkëlqim të kombinuar me taka të të njëjtës ngjyrë.
As aktorja 53 vjeçare, Sandra Bullock nuk mbeti prapa me dukjen në tapetin e kuq e cila arriti në premier me të dashurin e saj Bryan Randall, ajo kishte veshur një kombinim shumë ngjyrësh në të cilin kishte theksuar gjoksin.
Pjesë e kësaj premiere ishin edhe shumë yje të tjerë si Cate Blanchett, Sarah Paulson, Anne Hathaway.
Xhirimet I filmit kishin filluar në vitin 2016 ndërsa premiera kryesore u dha më 5 qershor./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...