Një grup yjesh të profilit të lartë po vijnë së bashku për t’i dhënë lamtumirën e fundit reperit, Mac Miller.
Familja e reperit njoftoi javën e kaluar se “Mac Miller: ‘Një Festim i Jetës’ do të mbahet më 31 tetor në Teatrin Grek në Los Anxhelos, shkruan CNN transmeton lajmi net.
Kjo ngjarje do të mbledhë emra të mëdhenj si John Mayer, SZA, Chance The Rapper, Anderson Paak, Miguel, Travis Scott dhe Ty Dolla $ign.
Miller, i cili ka lindur Malcolm McCormick, vdiq më 7 shtator në moshën 26 vjeçare.
Koncerti do të përfitojë dhe do të nderohet fillimi i ‘Fondit të Qarqeve të Mac Miller’, i cili do të menaxhohet nga pasuria e tij, së bashku me familjen dhe një bord këshilltarësh.
Nëna e tij, Karen Meyers, ndau të enjten një postim në llogarinë e saj, Instagram teksa falënderoi të gjithë: “Faleminderit të gjithë artistët, miqtë dhe partnerët që na ndihmuat në realizimin e kësaj ngjarje në emër të Malcolm-it të mrekullueshëm … i cili është në zemrat tona”, shkruante ajo në titull.
https://www.instagram.com/p/BocLKaBlZsa/?taken-by=_karenmeyers
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...