Keanu Reeves dhe Carrie-Anne Moss sërish do të vijnë në ekranin e madhe, kësaj radhe me “The Matrix”.
Kjo pasi që filmi fantastiko-shkencor i vitit 1999 do të nisë prodhimin vitin që vjen, transmeton portali arbresh.info.
Yjet do të bashkohen me një nga regjisoret origjinale, Lana Wachowski, e cila kishte punuar në filmat e parë me motrën e saj Lilly.
“The Matrix”, ku paraqitet Keanu Reeves në rolin e Neo, një njeri që zbulon se njerëzimi është bllokuar brenda një realiteti të simuluar të njohur si Matrix, dhe se ai është kampioni i destinuar që mund të ndihmojë në çlirimin e tyre. Moss, Laurence Fishburne dhe Hugo Weaving ishin ndër bashkë-yjet.
Filmi ishte një hit i madh, duke shfaqur vazhdimet “Matrix Reloaded” dhe “Matrix Revolutions “, të cilat u xhiruan së bashku dhe të dy u publikuan në 2003, duke përfunduar historinë origjinale./arbresh.info/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador