Google ADS

Martohet krimineli më i bukur në botë?

18:27 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Jeremy Meeks, aktualisht cilësohet si një ndër meshkujt më të bukur në botë, por e kaluara e tij ka qenë jo fort e mirë.

Ai u bë i njohur në kohën kur vuante dënimin në burg për disa çështje të të kaluarës së tij.

Në kohë kur vuantë dënimin Jeremy ishte i martuar, ndërkohë që pas famës që mori ai u nda nga bashkëshortja me të cilën ka dy fëmijë dhe u fejua me me trashëgimtaren e Top Shop, Chloe Green.

Por krimineli më i bukur në botë, duket se tashmë po kalon në një tjetër fazë.

Ai është fotografuar këtë të martë në Beverly Hills, duke u futur në një argjendari.

Mesa duket Jeremy dhe e dashura e tij do të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë.

Jeremy aktualisht i është përkushtuar fushës së moedilngut, duke u shndërruar në imazh të firmave më të njohura në botë./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme