Google ADS

Martohen Ueda dhe Arlindi, fituesit e “Love Island Albania”

16:10 | 22 Mars 2024
K.B

Nga çifti fitues i “Love Island Albania”, spektaklit të dashurisë vijojnë të vijnë vetëm lajme të bukura.

Pas njoftimit se do të bëhen prindër të një vajze, Ueda dhe Arlind kanë hedhur një tjetër hap në jetën e tyre.

Me disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, çifti ka bërë me dije se tashmë janë burrë e grua.

Ueda, e veshur me një fustan të thjeshtë të bardhë dhe shumë klas mban në dorë certifikatën e tyre të martesës.

“Mr. and Mrs.”, shkruhet poshtë fotos së çiftit tashmë të sapomartuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme