Google ADS

Martesa e Wayne Rooney drejt fundit, tradhtoi bashkëshorten me një super-femër (FOTO)

09:25 | 4 Shtator 2017
Arbresh.info

Fatkeqësia e fundit e futbollistit të famshëm anglez, Wayne Rooney kur u kap nga Policia duke vozitur në gjendje të dehur dhe kur më pas u arrestua duket se nuk përfundon këtu.

Thuhet se në momentin kur ai është kapur nga Policia duke vozitur pasi kishte konsumuar pije alkoolike, në veturë kishte një femër të re dhe tejet atraktive, transmeton arbresh.info.

Kjo ka bërë që tani bashkëshortja e tij, Coolen të mendoj se martesa e tyre ka përfunduar.

Të paktën kështu i kanë thënë lojtarit anglez, njerëz të afërt me bashkëshorten e tij.

Sipas burimeve të afërta me Coolen, ajo është duke kaluar disa ditë tek prindërit e saj për të vendosur se çfarë të bëjë dhe duket se ka vendosur t’i jap fund martesës me lojtarin.

Wayne dhe Coolen janë të martuar prej shumë kohësh dhe kanë tre fëmijë së bashku./arbresh.info/

fourth-child-for-coleen-rooney

prod-laura-simpson

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme