Vetëm 12 ditë pasi kurorëzuan dashurinë me tyre me martesë, Pamela Anderson dhe producenti Jon Peters, i kanë dhënë fund lidhjes.
Çifti organizoi një martesë private më 20 janar, ku të pranishëm ishin dy djemtë e Anderson dhe tri vajzat e Peters.
Megjithatë, pavarësisht ceremonisë, ata nuk kanë firmosuar asnjë dokument martese dhe kështu i kanë shmangur vetes edhe procedurat e divorcit.
“Do t’ju ishim mirënjohës nëse na mbështesni teksa marrim pak kohë për të rivlerësuar atë çfarë duam nga jeta dhe nga njëri-tjetri. Jeta është një udhëtim dhe dashuria është një proces. Me këtë të vërtetë universale në mendje, ne kemi vendosur bashkërisht të mos e formalizojmë martesën. Faleminderit që respektoni privatësinë tonë”, është shprehur Anderson në një deklaratë për The Hollywood Reporter.
Si Anderson, edhe Peters kanë qenë të martuar nga 4 herë më parë. Ata kanë pasur një lidhje edhe para 30 vitesh dhe ishin ribashkuar vetëm kohët e fundit. Me sa duket, nuk funksionoi as kësaj radhe.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...