Marseli dhe Sabiani, dyshja e koncerteve jashtë vendit

14:49 | 17 Qershor 2017
Arbresh.info

Ata janë duke shijuar çdo koncert që zhvillohet jashtë vendit tonë, por jo vetëm. Duket sikur për ta çdo gjë shkon mirë. Nga njëra anë Marseli i ri, energjik dhe nga ana tjetër Sabiani, me përvojë të gjatë tashmë në muzikë. Italia, Gjermani e shumë vende të tjera evropiane janë tashmë pjesë e axhendës së tyre. Dyshja ka një shkrirje shhumë të mirë si në muzikë, por mesa duket edhe në menaxhim. Ajo që bie shumë në sy është që të dy këngëtarët janë të lidhur shumë me rrjetet sociale, duke publikuar aty çdo aktivitet të tyrin. Shijimi i koncerteve përreth Ballkanit duket se nuk i mjaftojnë dy artistëve, pasi ata kanë një tjetër synim.

Shumë shpejt ata do të jenë edhe në skenat përtej oqeanit. Amerika apo Australia janë vende që ata synojnë të depërtojnë. Duke qenë se Sabiani është një nga artistat e parë shqiptar që ka mundur të zhvillojë koncerte jashtë, këto dy objektiva nuk i ka asgjë. Kujtojmë se Sabiani është babai i Kejsit vajzës që së fundmi ka tërhequr vëmendjen e mediave, për pamjen e saj të jashtme, e cila duhet pranuar është shumë e bukur.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme