Ka nisur mbrëmjen e sotme spektakli i madh i ‘Big Brother VIP 3’, teksa shumë tema pritet të diskutohen deri pasmesnate.
Egla dhe Juli ndër konkurrentët më të spikatur të këtij edicioni, gjatë këtyre thuajse 100 ditëve e kanë patur marrëdhënien e tyre me ulje dhe ngritje dhe pikërisht kjo është tema me të cilën është hapur spektakli i madh.
Pjesë nga biseda:
Egla: E kam pyetur Julin nëse është apo bën për sjelljen që ka zgjedhur të këtë brenda shtëpisë. Dhe ai më ka thënë se bën.
Më ka thënë se “e di çfarë do publiku dhe kam ardhur këtu për ta fituar këtë lojë”.
Ndërkohë jemi njohur, kemi shijuar humorin dhe peshën e njëri-tjetrit sepse Julit nuk është aspak i lehtë. Shprehja tjetër që kam përdorur për Julin ishte “kur do më vish se je duke më dërguar njerëz” dhe më është përgjigjur “më lumtë, di ti përdor njerëzit”.
Juli: Për fatin e mirë këtu ka 100 kamera dhe 50 mikrofona. Unë nuk kam dërguar kurrë një njeri për tu zënë për mua me Eglën. Nuk i kam thënë asnjëherë se kështu do publiku. Po është e vërtetë që më ka bërë pyetje të tilla por ka një problem këtu që Egla do përgjigjen që do ajo kurse unë i jap përgjigjet që unë dua. Kurrë nuk e kam përdorur fjalën ‘më lumtë që i përdor njerëzit”.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League