Dukesha e Sussex ka rrëfyer se ishte paralajmëruar para marteses me Prince Harry, se mediat do t’ia shkatërronin jetën.
Për herë të parë Meghan Markle përmes një dokumentari ka folur për jetën e saj si pjesëtare e familjes mbretërore, transmeton portali arbresh.info
“Kur jam takuar me Prince Harry, mikeshat e mia ishin shumë të gëzuara, sepse unë isha e lumtur, por një mikeshë nga Anglia më tha se duhet të bëj kujdes, sepse tabloidët do të më shkatërrojnë jetën”, tha Markle.
Me një naivitet të paparë, ajo tha se i kishte thënë mikeshës së saj se ‘kjo nuk qëndron, pasi nuk jam për tabloidë’. Megjithatë, mikesha e saj kishte këmbëngulur duke thënë ‘se është gjë e komplikuar’.
Prince Harry dhe Meghan Markle kanë paditur dy tabloidë shumë të njohur në Britani të Madhe, pasi këto të fundit publikuan një letër private që ajo i kishte dërguar babait të saj./arbresh.info/
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...