Ju tashmë e dini që Mariza Ikonomi ndonëse ka shumë vite karrierë mbi supe, ajo rrallë herë flet për marrëdhëniet e saj personale e sidomos për marrëdhëniet që ka me dashurinë.
Ndaj dhe “Thumb” këtë javë e ka ngacmuar pikërisht përsa i përket çështjeve të dashurisë. Mariza ka pranuar se nuk ka njeri në krahë për momentin dhe nuk e ka gjetur ende shpirtin e saj binjak ndërkohë që nëse është dikush që ajo pëlqen vërtetë nga djemtë e ekranit është moderatori i Top Channel, Isli Islami.
Madje, teksa po jepte intervistën, duke qeshur, Mariza hoqi një prej unazave që kishte në gisht dhe improvizioi një propozim martese për Islin, shkruan blitz.al. Edhe pse ajo pranoi se po bënte shaka, sërish i mëshoi faktit se Isli është vërtetë djalë i mirë dhe nga ata të cilët është me fat t’i kesh në krahë.
Pra, Isli, ç’po pret? Se ne ndonjë dasmë do kishim qejf, apo s’jeni të ëmbël të dy!
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...