Grimeri i njohur shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic, ka festuar të martën ditëlindjen e tij të 37-të.
Me këtë rast, urime të shumta nga miq, kolegë e familjarë nuk munguan, e madje një i tillë erdhi edhe nga vet Kim Kardashian.
Super ylli i serialit “Keeping up with the Kardashians” e ka falënderuar grimerin me prejardhje shqiptare, si një ndër bashkëpunëtorët e saj më të zellshëm ndër vite.
Duke qenë se Mario është një biznesmen mjaft i famshëm në New York, ai së fundmi ka zgjeruar hapësirat e aktivitetit të tij, duke blerë zyre të reja.
E veçanta e kësaj është si pikërisht në ditëlindjen e tij të 37-të, Dedivanovic ka blerë zyrat të tipit që dikur pastronin prindërit e tij, kur kushtet e familjes ishin shumë të dobëta në fillimet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim të sinqertë të bërë në rrjetin social Instagram, Mario shkruan se çdokush duhet të ketë motiv për t’i çuar gjërat përpara, sepse mbase edhe ata një ditë do t’ia arrijnë qëllimit, siç bëri ai.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...